Pas humbjes surprizuese në mesjavë ndaj Golden Eagle Therandës, Drita është rikthyer fuqishëm te fitoret, duke triumfuar bindshëm si mysafire 0::3 (13:25, 20:25, 20:25) ndaj Skënderbeut, në kuadër të volejbollit të Kosovës.
Gjilanasit dominuan në të gjitha segmentet e lojës, duke kontrolluar ritmin dhe pa e vënë në dyshim asnjëherë rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Drita vazhdon të mbetet ndër pretendentet kryesore për titull, duke e ruajtur hapin me kreun e tabelës.
Skënderbeu pëson humbjen e tretë, por me ambicie që të mbetet në kreun e tabelës.