Një ndeshje e jashtëzakonshme dhe plot emocione u zhvillua në Skenderaj, ku Ferizaj doli fitues 2:3 (23-25, 8-25, 31-29, 25-19, 13-15) pas një drame pesësetëshe, në ndeshjen e Superligës së Kosovës në volejboll
Pas një fillimi të fortë dhe dominimi në dy setet e para, ferizajaset u përballën me një rikthim spektakolar të vendasve, që fituan dy setet pasuese, duke e çuar takimin në setin vendimtar.
Në tie-break, përvoja dhe qetësia e ferizajaseve bënë diferencën në momentet vendimtare, duke i dhënë ekipit fitoren e tretë radhazi dhe ngjitjen në vendin e tretë të tabelës.
Në anën tjetër, kjo ishte humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Skenderajn, që megjithatë tregoi karakter dhe luftë deri në fund.