Fer Volley përballet me zviceranet

Volejboll

Fer Volley përballet me zviceranet

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 18:57
Ekipi Fer Volley nga Ferizaj

Ekipi Fer Volley nga Ferizaj e fillon nesër rrugëtimin e saj evropian në CEV Challenge Cup, ku do të përballet me ekipin zviceran Volley Düdingen.

Ndeshje shumë e vështirë për volejbollistet e kryetrajnerit Edon Ibrahimi.

Fer Volley synon paraqitje dinjitoze në tokën zvicerane.

Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të rrethit të 32 ekipeve, pjesë e raundit të parë kualifikues të garës evropiane.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në Leimacker.

“Federata e Volejbollit të Kosovës i uron suksese Fer Volley-t në këtë sfidë të rëndësishme ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat