Peja - Drita, derbi i madh 

Volejboll

Peja - Drita, derbi i madh 

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2025 Në ora: 15:04
Peja

Peja përgatitet për derbin e madh në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Peja përballet me Dritën e Gjilanit, në kuadër të javës së tetë.

Ndeshja luhet të shtunën në mbrëmje (20.00).

“Të shtunën mbrëma në ‘Karagaçi’ presim Dritën, në derbin e xhiros së 8-të të Superligës A.

Skuadra gjindet në pozitën e parë dhe në këtë ndeshje përballemi me vendin e dytë, andaj na pret një luftë e zjarrtë për kreun e tabelës.

Eja edhe ti, mos mungo!”, njofton KV Peja.

Peja kryeson me 18 pikë, një më shumë se Drita në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat