Peja nuk pyet për rival, shkatërron Dritën

Volejboll

Peja nuk pyet për rival, shkatërron Dritën

Nga: K.G. Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 23:40
Peja

Peja është në formën më të mirë të mundshme.

Pejanët nuk pyesin për rivalët, por shkatërrojnë njërën pas tjetrën. 

Kësaj radhe i shkatërruan me rezultat 3:0 Dritën e Gjilanit, në takimin e javës së tetë.

Ishte derbi, por Peja është Pejë, arriti fitore të madhe.

“Mposhtim Dritën me rezultat 3:0 në sete në derbin e xhiros së 8-të, të Superligës A.

Me këtë fitore e përforcojmë vendin e parë akoma më shumë.

Ecim tutje me hapa të sigurtë drejt synimit përfundimtar”, thuhet në njoftimin e KV Peja.

Pejanët kryesojnë me 21 pikë, duke lënë pas Dritën me 17 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat