Luboteni i afrohet katërshit të parë

Volejboll

Luboteni i afrohet katërshit të parë

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 11:47
Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni i Ferizajt ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në konak të Golden Eagle Therandës, me rezultat 1:3 (20:25, 25:23, 17:25, 20:25).

Skuadra e Lubotenit është kthyer te fitoret.

Pas një seti të parë të fortë dhe një të dytë të baraspeshuar që i takoi vendasve, ferizajasit reaguan fuqishëm në dy setet e fundit, duke marrë një fitore të merituar në Therandë.

Kjo është fitorja e tretë e Lubotenit në këtë edicion, ndërsa Golden Eagle Theranda e ruan pozitën e pestë me 12 pikë, dy më shumë sesa ferizajasit në renditje dhe Skënderbeu është në të katërtin me 16 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat