Në një atmosferë fantastike në “Bill Clinton” të Ferizajt, kampioni i Kosovës, KV Fer Volley u përball sërish me skuadrën zvicerane Düdingen, në ndeshjen e kthimit të CEV Volleyball Challenge Cup.
Ekipi nga Zvicra ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:17, 25:15, 19:25, 25:21) ndaj Fer Volley, në ndeshjen e luajtur në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
“Pas një fillimi të vështirë në dy setet e para, vajzat ferizajase treguan karakter dhe luftë sportive duke fituar setin e tretë me lojë të guximshme dhe mbështetjen e zjarrtë të publikut.
Edhe pse Düdingen arriti të fitojë ndeshjen dhe të avancojë në fazën e radhës, Fer Volley la përshtypje të shkëlqyer me organizimin, atmosferën dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në garat evropiane.
Urime kampioneve tona për paraqitjen e ndershme dhe përfaqësimin me krenari të volejbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare!:, shkruan në faqen e FVK-së.