KV Skënderbeu ka ambicie të mëdha në këtë edicion të garave 2025-2026, ku synon të gjitha trofetë.
Klubi nga Lipjani ka përforcuar radhët me volejbollistin Aidan James.
Përforcim i madh për këtë mjedis.
“Me krenari ju njoftojmë për ardhjen e lojtarit të ri nga Kanadaja, Aidan James, i cili tashmë është pjesë e klubit më të madh në Lipjan — KV Skënderbeu.
Ky transfer tregon edhe një herë se KV Skënderbeu është më shumë se një klub: është dashuri për sportin dhe për qytetin tonë.
Emocionet që sjell ky ekip në Lipjan janë të veçanta dhe të sinqerta.
Ne luajmë jo për përfitime personale, por për ta ngritur nivelin e sportit në qytetin tonë dhe për të frymëzuar brezat e rinj.
Sepse mbi ne është vetëm qielli i Lipjanit.
KV Skënderbeu – një dashuri që nuk shuhet kurrë!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pas javës së tetë Skënderbeu është në vend të katërt me 16 pikë të mbledhura.