Dikujt nuk ia mbushte syrin Arta Ramadani!
Disa e shihnin si një grua e pashpresë në volejbollin e Kosovës!
Disa hezitonin, disa e urrenin për punën që bënte në klubin e saj, Ferizaj!
Disa mendoni se nuk ka kapacitet si trajnere të bëjë gjëra të mëdha!
Heshtja e saj, ishte përvëluese!
Ajo me forcat e veta, e bëri klubin e volejbollit Ferizaj (femrat), jo vetëm një emër të respektuar, por edhe fitoi Kupën e Kosovës, sot është në vendin e dytë në Superligën e Kosovës!
E lakmojnë jo vetëm klubet e volejbollit, por edhe sportet tjera kolektive të gjinisë femërore, sidomos në qytetin e saj.
Cila ishte formula e saj që e ngriti klubin në këtë nivel dhe me forcat e saj?
Ajo vazhdimisht e kishte përkrahje bashkëshortit të saj edhë në kriza të thella edhe në kohën kur i bëri punët më mirë!
Arta ndriçoi me ekipin e saj!
Një grua me zemër sportive, i takon familjes sportive, që i dha shumë sportit të Kosovës, veçanërisht në kohën e okupimit në rezistencë ndaj regjimit serb, siç ishte prindi i saj, Ismeti (tash e shumë vite ka ndërruar jetë), pas luftës edhe gazetar i sportit nga Ferizaj në gazetën kombëtare “Bota sot”, pastaj Dritoni, vëllai i saj, në asnjë rrethanë nuk u ndal në kohën e okupimit në shërbim të sportit dhe pas luftës e deri me tash gjithnjë aktiv.
Një familje që jeton me sportin.
Arta theu të gjitha tabutë, fitoi Kupën e Kosovës!
Një grua, që as komuniteti i volejbollit nuk besonte se mund të arrijë gjëra të mëdha, por i befasoi të gjithë, disa thonë si me ironi: Çuditi sportin e Kosovës.
Vullneti e sakrifica ë kësaj grua të vyeshme sportive, që besoj në vete dhe në kapacitete që kishte brenda klubit, se veç me punë dhe pa premtime, mund të arrihet në maje!