Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj vijon rrugëtimin e saj, teksa janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë.
Në Grupin A, debutim me fitore në këtë turne për Partizanin, që mundi 3-0 Skënderbeun (25-13, 25-14, 25-20). Sfidë e komanduar nga kryeqytetasit, që në të trija setet patën epërsi në fushë, duke e merituar fitoren dhe marrin kryesimin e grupit.
Në Grupin B, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti” (22-25, 25-23, 25-16, 25-23). Fitore e vështirë dhe me përmbysje për bardheblutë, që marrin tri pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në krye të renditjes, ku udhëheqin me pikë të plota.
Në Elbasan, ekipi mik i Erzenit fitoi 3-1 në Elbasan ndaj skuadrës vendase (25-19, 25-21, 19-25, 27-25). Një ndeshje me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan fort, por në fund shijakasit bënë diferencën në fushën e lojës.
Meshkuj – Grupi A (java 2)
Partizani – Skënderbeu, 3-0
Studenti (pushim)
Renditja: Partizani 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë.
Meshkuj – Grupi B (java 2)
Tirana – Vllaznia, 3-1
Elbasani – Erzeni, 1-3
Renditja: Tirana 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Elbasani 0 pikë.