Ferizaj nuk ndalet

Volejboll

Ferizaj nuk ndalet

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 20:59
Ferizaj

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:22, 25:21, 25:19) ndaj Golden Eagle Therandës, në kuadër të javës së 9-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Ferizaj vazhdon serinë e fitoreve me një tjetër paraqitje bindëse, duke triumfuar në Suharekë ndaj Golden Eagle Therandës.

Kjo është fitorja e shtatë e Ferizajt, që e mban në top treshe, me 20 pikë – aq sa edhe Drita, ndërsa 4 më pak se lideri Peja.

Therandasit mbeten në vendin e gjashtë me 12 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat