Fushë Kosova shënon fitore të thellë

Volejboll

Fushë Kosova shënon fitore të thellë

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 23:17
Fushë Kosova

Fushë Kosova pa telashe e ka mposhtur me rezultat 3:0 (25:16, 25:16, 25:22) Vëllaznimin e Gjakovës, në takimin e javës së nëntë të elitës së volejbollit të Kosovës.

Vashat e Fushë Kosovës kanë arritur fitoren e pestë sezonale, duke konfirmuar ambiciet për të hyrë në Top-4 të tabelës.

Në anën tjetër, Vëllaznimi nuk arriti të përballojë ritmin e lartë të mysafireve dhe mbetet në fundin e renditjes.

Vëllaznimi nuk ishte rivale e denjë e Fushë Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat