Kampionja e Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, nuk njeh humbje në Kampionatin e Kosovës në volejboll.
Edon Ibrahimi, kryetrajner i Fer Volleyt, bëhet gati sonte të festojnë fitoren e dhjetë rresht dhe grumbullojnë 30 pikë në krye të renditjes.
Fer Volley është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, kjo e fundit është ngujuar në fund të renditjes me dy pikë.
Ballafaqimi mes Fer Volleyt e Vëllaznimit luhet sonte në orën 20.30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja është e vlefshme e javës së 10-të.