Prishtina ’75 ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:23, 25:22, 22:25, 25:23) ndaj Ferizajt, në ndeshjen e javës së dhjetë të elitës së volejbollit të Kosovës.
Skuadra e Prishtinës ’75 ka regjistruar fitoren e katërt këtë edicion, duke mposhtur Ferizajn në një sfidë të ngushtë e plot rivalitet.
Kjo fitore e ngjit kryeqytetasen më lart në tabelë dhe ia ndalon Ferizajt hapin drejt rikthimit në pozitën e dytë, duke e bërë garën edhe më interesante në mesin e klasifikimit.
Prishtina 75 renditet në vend të gajshtë me 12 pikë e Ferizaj në të tretin me 17 sosh.
Kjo ishte befasi e madhe e kësaj jave.