Kombëtarja u18 e përfundoi grumbullimin e dytë

Volejboll

Kombëtarja u18 e përfundoi grumbullimin e dytë

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 10:06
Kosova

U mbajt grumbullimi i dytë seleksionues i Kombëtares së Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve.

“Mbi 40 lojtarë morën pjesë në këtë seancë përzgjedhëse, e cila u zhvillua në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

Grumbullimi kishte për qëllim identifikimin e talenteve të rinj të lindur në vitin 2009 dhe më të rinj, të cilët mund të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Falënderojmë klubet për bashkëpunimin dhe për angazhimin në dërgimin e lojtarëve me potencial për përfaqësim kombëtar.

Procesi i seleksionimit do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat