Fer Volley nga Ferizaj është tjetër nivel në këtë edicion në elitën e volejbollit të Kosovës.
Vashat e kryetrajnerit Edon Ibrahimi, për dhjetë ndeshje shënuan po aq fitore, duke kryesuar me 30 pikë.
Ferizajaset kryesojnë me 8 pikë para Dritës në vend të dytë.

Tabela
Fundin e renditjes e përmbyllin Gjinoci me 3 pikë e Vëllaznimi me vetëm 2 sosh.
Dy ekipe që luftojnë për të mbetur në Superligë.