KV Ferizaj nis aventurën evropiane në CEV Challenge Cup

Volejboll

KV Ferizaj nis aventurën evropiane në CEV Challenge Cup

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:25
Ferizaj

Kampioni i Kosovës në volejboll, KV Ferizaj (meshkujt), javën e ardhshme nis rrugëtimin e tij në Kupat Evropiane të CEV-së.

“Në qytetin qipriot Pafos, Ferizaj do të zhvillojë dy ndeshjet e raundit kualifikues të CEV Challenge Cup, përballë skuadrës vendase Pafiakos Pafos.

Të dyja ndeshjet luhen në Pafos, ku kampionët tanë do të kërkojnë një paraqitje të fortë dhe rezultat pozitiv për të vazhduar më tej në garat evropiane.

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, urojmë fat, sukses dhe paraqitje sa më dinjitoze për djemtë e KV Ferizajt në këtë aventurë të rëndësishme”, - njofton FVK.

Ndeshjet
17 nëntor 2025, ora 19:00

Ndeshja e dytë:
18 nëntor 2025, ora 19:00 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat