Peja superiore edhe në Therandë

Volejboll

Peja superiore edhe në Therandë

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:11
Peja

Ndeshje e fortë në Therandë, ku Peja ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 1:3 (23:25, 25:20, 22:25, 19:25) ndaj Golden Eagle Therandës. 

Skuadra pejane e nisi mirë, u sfidua në setin e dytë, por më pas riktheu kontrollin dhe e mbylli ndeshjen me 3:1, duke konfirmuar përformancën stabile këtë sezon.

Me këtë fitore, Peja vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes dhe të ruajë ritmin dominues në elitën e volejbollit të Kosovës, ndërsa Golden Eagle Theranda mbetet në gjysmën e dytë të tabelës.

Peja kryeson me 30 pikë e therandasit janë në vend të gjashtë me 13 sosh pas javës së 11-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat