Ferizaj me pak shpresa në Kupën evropiane

Volejboll

Ferizaj me pak shpresa në Kupën evropiane

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 15:38
Ferizaj

Ferizaj, kampion e fitues i Kupës së Kosovës, ka pak shpresa për të arritur në rrethin e radhës të garës evropiane përkatësisht në CEV Challenge Cup në volejboll.

Ferizajasit mbrëmë pësuam humbje me rezultat 3:0 nga ekipi qipriot Pafiakos Pafos.

Ndeshja e kthimit luhet sonte (19.00) po në Pafos pasi që ashtu janë marrë vesh klubet para disa ditësh.

“Pas përballjes së parë, kampionët e Kosovës, KV Ferizaj, rikthehen në parket për ndeshjen e dytë të raundit kualifikues në CEV Challenge Cup (meshkujt).

Djemtë tanë kërkojnë një tjetër paraqitje të fortë për të siguruar rezultat pozitiv dhe për të synuar kualifikimin në fazën e ardhshme të garës evropiane.

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, urojmë suksese dhe lojë sa më të mirë për KV Ferizajn”, thuhet nga FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat