Ka ndërruar jetë ish volejbollisti shqiptar, Viktor Miraj.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Volejbollit.
I ndjeri ka qenë volejbollist i shquar i Vllaznisë së Shkodrës.
“Federata Shqiptare e Volejbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit të Vllaznisë, Viktor Miraj, në moshën 73-vjeçare.
Miraj ishte një emër i respektuar i volejbollit shkodran të viteve ’70–’80, pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë dhe i njohur për kontributin e tij si shuter.
Pas një jete të gjatë jashtë vendit, ai u rikthye në Shkodër vitet e fundit, por një sëmundje e rëndë e largoi para kohe.
Familjes Miraj, miqve dhe komunitetit të volejbollit u shprehim ngushëllimet tona më të thella.
U prehtë në paqe Viktor Miraj”, thuhet në njoftimin e FShV-së.