Emocionet e Kupës së Federatës ndihen të çdo klub që do të garojë në këtë ngjarje të respektuar.
Volejbollistet dhe volejbollistët janë gati për sfidat që i presin në ditën e nesërme.
Tetë skuadra në garë për dy trofe.
Të meshkujt garojnë Peja, Skënderbeu i Lipjanit, Drita e Gjuanit dhe Ferizaj dhe të fermat Fer Volley nga Ferizaj, Drita e Gjilanit, Fushë Kosova e Ferizaj.
“Ekipet elite, pas përfundimit të sezonit vjeshtor, e vazhdojnë garimin në një tjetër front.
Kupa e Federatës 2025, i bën bashkë 8 ekipet me performancën më të mirë të këtij gjysmë edicioni, 4 te meshkujt e 4 te femrat”, njofton FVK.
Ndeshjet luhet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë,.
Finalja e meshkujve luhet të dielën në orën 14,00 dhe ajo e fermave në orën 16.30.
E shtunë - meshkujt
Peja - Skënderbeu 12.30
Drita - Ferizaj 15.00
Femrat
Fer Volley - Fushë Kosova 17.30
Drita - Ferizaj - 20.00