Ferizaj i bashkohet Pejës në finale

Volejboll

Ferizaj i bashkohet Pejës në finale

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 21:08
Pamje nga ndeshja

Klubi i volejbollit Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Federatës, pasi mposhti Dritën me rezultat 1:3 (18:25, 17:25, 28:26, 22:25) në një sfidë të fortë dhe të luftuar.

Dy setet e para treguan epërsinë e ferizajasve, të cilët zhvilluan lojë të qetë dhe të disiplinuar.

Drita reagoi fuqishëm në setin e tretë, duke fituar pas një beteje të gjatë pikë-për-pikë, por Ferizaj nuk lejoi rikthim të plotë. 

Në setin e katërt, ata rimorën kontrollin dhe e mbyllën ndeshjen me vendosmëri.

Me këtë fitore të merituar, Ferizaj kualifikohet në finalen e Kupës së Federatës, ku do të përballet me Pejën për trofeun.
Final Four i Kupës së Federatës po zhvillohet në Pallatin e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat