Kampionja në fuqi, Fer Volley nga Ferizaj, nuk ka të ndalur, si në kampionat, po ashtu edhe në Kupën e Federatës.
Vashat e trajnerit Edon Ibrahimi, dëshmuan cilësi në përballjen finale ndaj Ferizajn, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 (25:22, 25:14, 25:18).
Volejbollistet e Ferizajt i bën rezistencë vetëm në setin e parë rivales së qytetit, por jo edhe të fitojnë, pasi që pësuan me 25:22.
Në dy setet e radhës, Fer Volley sundoi pa problem e me meritë përqafoi trofeun e çmueshëm.
Finalja është zhvilluar në palestrën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
Fer Volley është edhe kampione vjeshtore.