Fer Volley në festë, fiton Kupën e Pavarësisë

Volejboll

Fer Volley në festë, fiton Kupën e Pavarësisë

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 21:01
Fer Volley

Fer Volley ka vazhduar rrugëtimin e saj triumfues duke e fituar edhe Kupën e Pavarësisë, pas një finaleje të fortë dhe emocionuese ndaj Pogradecit, të mbyllur me fitoren 3:1.

Skuadra ferizajase e nisi ndeshjen furishëm, duke e dominuar setin e parë me rezultat të thellë 25-14, falë ritmit të lartë në sulm dhe organizimit të qartë në mbrojtje.

Pogradeci reagoi në setin e dytë, ku shfaqi lojë të vendosur dhe e fitoi 25-23, duke e rikthyer finalen në ekuilibër.

Në setin e tretë, Fer Volley tregoi karakter kampioni. Në një duel pikë pas pike, ferizajaset ruajtën qetësinë në momentet e presionit dhe fituan 26-24.

E njëjta qetësi dhe vendosmëri u pa edhe në setin e katërt, ku Fer Volley kontrolloi lojën dhe e mbylli finalen me rezultatin 25-22, duke u shpallur fitues i Kupës së Pavarësisë 2025.

Një sukses i madh për skuadrën ferizajase, që e mbyll këtë garë me dominim, stabilitet dhe lojë kolektive për t’u admiruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat