Fer Volley e ka nisur edicionin 2025 me fitoren në hapje të edicionit të ri në kuadër të grupit B të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll..
Vashat e Fer Volleyt nga Ferizaj e mposhtën me rezultat 3:0 (25:17, 25:23, 25:15) Skënderbeun e Korçës në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
Seti i parë u dominoi nga ferizajaset, të cilat krijuan epërsi të shpejtë dhe e mbyllën bindshëm 25–17.
Në setin e dytë sfida u bë më e ngushtë, por Fer Volley ruajti qetësinë në pikët vendimtare për të dyfishuar avantazhin.
Seti i tretë konfirmoi ritmin dhe superioritetin e skuadrës fituese, që me lojë të disiplinuar dhe seri të fuqishme pikësh e vulosi ndeshjen 25–15, duke marrë fitoren e parë dhe tri pikët e plota.