Tirana fiton ndaj Dritës

Volejboll

Tirana fiton ndaj Dritës

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 21:46
Tirana

Tirana e ka nisur me fitore 1:3 (28:26, 21:25, 21:25, 11:25) edicionin e ri në Grupin A nw Ligwn Gjergj Kastrioti nw volejboll, duke përmbysur Dritën pas humbjes së setit të parë. 

Skuadra gjilanase fitoi me shumë luftë setin hapës 28–26, por vajzat bardheblu reaguan fuqishëm, duke marrë nën kontroll ndeshjen në tre setet e radhës.

Me lojë më të organizuar dhe efikase në fazën e sulmit, Tirana fitoi bindshëm setet 25–21, 25–21 dhe 25–11, duke siguruar tri pikët e para të sezonit.

Ndeshja u zhvillua në Pogradec, qytet që mirëpriti të gjitha takimet e xhiros së parë të këtij grupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat