Volejbollistet e Ferizajt e nisën në mënyrë perfekte edicionin, duke triumfuar bindshëm 0:3 (12:25, 17:25, 24:26 ndaj Dinamos në ndeshjen e parë të Grupit B në Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Ferizaj dominoi plotësisht dy setet e para, duke ndërtuar epërsi të qartë që nga fillimi dhe duke i mbyllur me rezultatin 25–12 dhe 25–17.
Në setin e tretë, Dinamo u rikthye në lojë dhe luftoi fort deri në pikën e fundit, por ferizajaset menaxhuan me qetësi momentet vendimtare, duke fituar 26–24 dhe duke marrë tri pikët e para të sezonit.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Sporteve “Ilaz Kodra” në Skenderaj.