Ferizaj ka debutuar me fitore në Grupin A të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll, pas një ndeshjeje tejet të luftuar ndaj Partizanit, që u vendos vetëm pas pesë seteve 2:3 (25:23, 29:31, 25:18, 21:25, 12:15).
Seti i parë shkoi për Partizanin me diferencë të ngushtë, por Ferizaj u kundërpërgjigj me një super set të dytë, të fituar 31–29 pas dramës pikë-më-pikë.
Skuadra e kuqe riktheu epërsinë në setin e tretë, por ferizajasit nuk u dorëzuan, fituan setin e katërt 25–21 dhe e çuan sfidën në tie-break.
Në setin final, Ferizaj u tregua më i qetë dhe më efikas në momentet vendimtare, duke triumfuar 15–12 dhe duke marrë fitoren e parë në këtë edicion.
Ndeshja u zhvillua në “Bill Clinton” në Ferizaj.