Skënderbeu i Korçës ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B., duke mposhtur Dritën me rezultat 3:1 (25:21, 18:25, 25:19, 25:22).
Seti i parë i takoi korçarëve që vendosën ritmin nga fillimi.
Drita reagoi fuqishëm në të dytin, duke barazuar rezultatin me lojë më agresive në sulm.
Megjithatë, në dy setet e fundit Skënderbeu u tregua më i saktë, duke mbajtur kontrollin në momente kyçe dhe duke e mbyllur ndeshjen 3:1.