Kampionja e Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, nuk ka të ndalur në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll.
Vashat e Fer Volleyt i shkaktojnë humbje me rezultat 3:0 Dinamos së Tiranës.
“Fer Volley vazhdon me ritëm të lartë dhe identitet të qartë. Sot ekipi ynë realizoi një tjetër paraqitje bindëse, duke mposhtur Dinamon me rezultat të pastër 3:0 dhe duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën Unike. Ky rezultat na vendos të merituar në krye të Grupit B.
Lojë e kontrolluar, disiplinë në çdo fazë dhe energji e qëndrueshme nga minuta e parë deri në të fundit.
Grupi po funksionon me pjekuri dhe efikasitet, duke treguar se standardi ynë nuk është rastësi është produkt i punës dhe fokusit.
Vazhdojmë përpara me të njëjtin intensitet. Çdo ndeshje është hap drejt objektivave tona”, thuhet nga klubi.