Kosova pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026

Volejboll

Kosova pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 13:26
Kosova

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) e ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e Kombëtareve të Kosovës, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, në CEV Ligën e Evropës 2026. 

“Kjo ligë përfaqëson fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, ndërsa faza e dytë e kualifikimeve do të zhvillohet në vitin 2027.

Ky format i ri garash po aplikohet për herë të parë nga CEV dhe sjell një mënyrë të re të grumbullimit të pikëve dhe renditjes ndërkombëtare.

Kosova gjithashtu do të jetë mikpritëse e xhiros së tretë si për meshkujt ashtu edhe për femrat, duke sjellë në vend ndeshje vendimtare për pozicionimin në grup.

Kalendari – meshkujt

Xhiro 1 – Letoni | 5–7 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Letonia – Kosova – Rumania
Xhiro 2 – Estoni | 12–14 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Estonia – Kosova – Austri
Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Kosova – Maqedonia e Veriut – Izrael

Femrat

Xhiro 1 – Bosnje | 5–7 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Bosnja – Kosova – Spanja
Xhiro 2 – Greqi | 12–14 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Greqia – Portugalia – Kosova
Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026
Pjesëmarrës: Kosova – Hungaria – Mali i Zi

CEV Liga e Evropës 2026 do të jetë një mundësi e madhe për kombëtaret tona që të ndërtojnë rezultat, përvojë dhe pikë drejt CEV Kampionatit Evropian 2028. 

Kosova hyn në këtë format të ri garues me ambicie të qarta dhe me synimin për të shënuar progres të dukshëm në skenën evropiane.

Formati i ri, pritet të krijojë mundësi më të mëdha edhe për shtetet në zhvillim, që të realizojnë ëndrrën e prezantimit në nivelet e larta të skenës evropiane”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat