Drita do të përballet me kampionin vjeshtor të Kosovës 

Volejboll

Drita do të përballet me kampionin vjeshtor të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 12:58
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit do të përballet me kampionin vjeshtor të Kosovës në volejboll, Pejën.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të Ligës Gjergj Kastrioti.

Ndeshja luhet sonte në orën 18.00 në palestrën e sportit në Kamenicë.

“E mërkurë, ora 18:00 në Palestrën e Qytetit në Kamenicë për xhiron e tretë në ligen e përbashkët 'Gjergj Kastrioti'. 

KV Drita do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së tretë në Ligën Gjergj Kastrioti, ku përballë do të kemi skuadrën, KV Peja.

Bardhë e kaltërit kërkojnë fitoren e radhës dhe mbështetja juaj është forca jonë më e madhe!

Ejani ta mbushim palestrën dhe ta përkrahim ekipin tonë drejt një performance edhe më të madhe!”, thuhet nga KV Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat