Partizani, fitues i dy edicioneve të fundit të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke mposhtur bindshëm Vllazninë me rezultat 0:3 0:3 (21:25, 21:25, 14:25)në transfertë.
Kryeqytetasit kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar ritëm të lartë, lojë të organizuar dhe epërsi të dukshme në të gjitha elementet.
Pas dy seteve të para të fituara me menaxhim të sigurt, Partizani shtoi ritmin në setin e tretë, duke e mbyllur atë me diferencë të thellë 14-25.
Me këtë triumf, Partizani merr kryesimin në Grupin A, duke e konfirmuar edhe një herë statusin e pretendentit kryesor të garës.