Mbi 80 vajza janë evidentuar

Volejboll

Mbi 80 vajza janë evidentuar

Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:01
Pamje

Nën drejtimin e përzgjedhësit Adriatik Kajtazi sot u bë seleksionimi i të rejave në Prishtinë.

“Sot në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë u përmbyll me sukses seleksionimi i radhës për kombëtaren U18 në konkurrencën e femrave.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Adriatik Kajtazi dhe ndihmësve të tij Valon Mustafa dhe Berat Husaj, procesi i seleksionimit përfshiu një numër mbresëlënës të vajzave të reja.

Mbi 80 vajza janë evidentuar dhe përfshira në këtë seleksionim të gjerë, që shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e gjeneratës së re të volejbollisteve të kombëtares sonë”, thuhet nga FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat