Kosova U-18 fiton ndaj Dinamos së Tiranës U-20

Volejboll

Kosova U-18 fiton ndaj Dinamos së Tiranës U-20

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 18:01
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U-18 në volejboll, ka triumfuar në miqësore me rezultat 3:2 ndaj Dinamos së Tiranës U-20.

"Kombëtarja e Kosovës U-18 (femrat) ka zhvilluar ndeshje miqësore ndaj Dinamos së Tiranës, me qëllim të komponimit të skuadrës dhe vlerësimit praktik të lojtareve në kushte reale gare.

Këto përballje janë pjesë e programit për zhvillimin dhe seleksionimin e volejbollisteve të kësaj grupmoshe, program ky që mbetet fokus i veçantë i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Ndeshjet shërbyen për të testuar skemat e lojës, bashkëpunimin në ekip dhe potencialin individual të lojtareve.

FVK vazhdon të investojë në procesin afatgjatë të ndërtimit të gjeneratave të reja, duke i dhënë përparësi përvojës ndërkombëtare dhe përgatitjes cilësore të kombëtareve të reja”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat