Diellza Kolgeci vendos kufijtë: Largohuni...

Volejboll

Diellza Kolgeci vendos kufijtë: Largohuni...

Nga: K.G. Më: 2 janar 2026 Në ora: 13:55
Diellza Kolgeci,

Aktorja e mirënjohur e Kosovës, Diellza Kolgeci, drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, i ka vënë disa pika të forta për vitin 2026! 

E para, ajo uron të gjithë për një vit të mbarë.

E dyta, sugjeron që të largoni nga jeta e juaj njerëzit toksikë.  

E treta, ka vendos disa kufij rreth vetes.

“Urime për të gjithë njerëzit e mirë, viti 2026, shëndeti, energjia dhe mbarësia ju percjellshin gjatë gjithë vitit dhe jetës...

Vazhdoni të largoni nga jeta juaj njerëzit toksikë, ata që jetojnë me gënjeshtra, ata që kanë vetëm fjalë e jo vepra, ata që gjithmonë ankohen dhe nuk sjellin asgjë të mirë. Nga këta, largohuni pa fjalë e pa drama, thjesht veç largohuni...

Qetësia juaj vlen me shumë se çdo shpjegim, shëndeti juaj vlen me shumë se çdo arsyetim.

Gëzuar”, ka shkruar Diellza Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat