KV Skënderbeu nga Kraishta e Lipjanit është përforcuar me volejbollistin nga Venezuela, Graterol Lopez Carlos.
Vlerësohet si përforcim i madh për në vazhdim të Superligës së Kosovës.
“KV Skënderbeu ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Venezuela, Graterol Lopez Carlos, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Superligës në Venezuelë.
Lopez është shprehur shumë i lumtur që i bashkohet ekipit tonë dhe premton se do të japë më të mirën për klubin Kuq e Zi”, thuhet në njoftimin e KV Skënderbeut.