Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll do të rikthehet në parket sot, kur do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Kualifikimeve të Kampionatit Evropian CEV U18 2026, kësaj here ndaj Malit të Zi.
Takimi do të luhet në Podgoricë, në palestrën SC Verde, me fillim nga ora 18:00, ndërsa nikoqiri i turneut paraqet një sfidë serioze për Kombëtaren e Kosovës.
“Mali i Zi vjen në këtë përballje me moral të lartë, pasi në ndeshjen e parë shkaktoi befasinë më të madhe të turneut, duke e mposhtur njërin nga favoritët kryesorë, Turqinë, me rezultat të pastër 3:0.
Përballja ndaj një kundërshtari të tillë kërkon përqendrim maksimal, disiplinë taktike dhe angazhim të lartë nga ana e lojtarëve të Kosovës, të cilët synojnë të reagojnë dhe të paraqiten më mirë në ndeshjen e dytë të turneut.
Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) i dëshiron shumë suksese Kombëtares U18 në këtë sfidë të rëndësishme ndaj Malit të Zi, duke shprehur besimin se ekipi do të japë maksimumin në parket”, njofton FVK.