Drita përforcohet me volejbollisten amerikane

Volejboll

Drita përforcohet me volejbollisten amerikane

Nga: K.G. Më: 10 janar 2026 Në ora: 15:31

Drita e Gjilanit vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës në volejboll (femrat).

Një përforcim i mirë që i shton apetitet e Dritës që të luftojë për trofe. 

“KV Drita – Femrat vazhdon me intensitet të lartë ndërtimin e skuadrës, duke kompletuar ekipin edhe me përforcimin e radhës nga SHBA.

Fjala është për lojtaren amerikane Jordyn Freeman, e cila i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e një projekti serioz, ambicioz dhe fitues për sezonin e ri.

 Me afrimin e Jordy Freeman, KV Drita tregon se nuk ndërton për pjesëmarrje, por për dominim, stabilitet dhe fitore në çdo ndeshje”, njofton KVF Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat