Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës është gati për paraqitjen në kualifikimet zonale të CEV U18 – Kampionati Evropian 2026, të cilat do të zhvillohen në palestrën “Hristo Botev” në Sofje të Bullgarisë.
“Pas një procesi të gjerë seleksionimi, grumbullimeve të vazhdueshme dhe kampeve përgatitore, vajzat tona do të hyjnë në këtë sfidë me përkushtim dhe besim.
E gjithë kjo punë është realizuar nën drejtimin e shtabit teknik, të përbërë nga selektori Adriatik Kajtazi, së bashku me trajnerët Valon Mustafa dhe Berat Husaj, të cilët kanë punuar intensivisht në aspektin teknik, taktik dhe fizik të skuadrës, si dhe në ndërtimin e kohezionit ekipor.
Kosova do të garojë në Grupin A, së bashku me:
Bullgarinë
Greqinë
Malin e Zi
Orari i ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës:
13 janar 2026, ora 16:30
Bullgaria - Kosova
14 janar 2026, ora 14:00
Kosova - Greqia
15 janar 2026, ora 14:00
Kosova - Mali i Zi
Këto ndeshje përbëjnë një provë të rëndësishme për gjeneratën e re të volejbollisteve, duke reflektuar punën e strukturuar dhe vizionin afatgjatë të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK) në zhvillimin e volejbollit të vajzave”, njofton FVK.