Sot nis sfida evropiane për Kosovën U-18

Volejboll

Sot nis sfida evropiane për Kosovën U-18

Më: 13 janar 2026 Në ora: 12:39
Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës

Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës nis sot paraqitjen në kualifikimet zonale të CEV U18 – Kampionati Evropian 2026.

Në ndeshjen e parë, vajzat tona përballen me Bullgarinë, nikoqire e turneut, në një duel që shënon fillimin e rrugëtimit evropian për këtë gjeneratë të re.

Ndeshja luhet në Palestrën sportive në Sofje.

Pas një procesi të gjatë seleksionimi, grumbullimesh dhe përgatitjesh intensive, ekipi i udhëhequr nga selektori Adriatik Kajtazi, me trajnerët Valon Mustafa dhe Berat Husaj, hyn në fushë me përkushtim, energji dhe besim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat