Edhe një humbje e Kosovës

Volejboll

Edhe një humbje e Kosovës

Më: 14 janar 2026 Në ora: 15:18
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës në volejboll, ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve zonale të CEV U18, duke u përballur me Greqinë, e cila shënoi fitore me rezultat 3:0 (10:25, 12:25, 18:25).

Gjatë takimit u vërejt qartë ngritje e performancës dhe përmirësim i komponimit të skuadrës nga ndeshja në ndeshje, veçanërisht në setin e tretë, ku Kosova tregoi organizim më të mirë të lojës, më shumë qarkullim të topit dhe stabilitet në pranim.

Këto paraqitje janë pjesë e një procesi zhvillimor për këtë gjeneratë të re, ku çdo ndeshje shërben si përvojë e vlefshme ndërkombëtare dhe hap përpara në ndërtimin e ekipit.

 Ndeshja e fundit në grup për Kombëtaren U18 – Femrat zhvillohet të enjten, përballë Malit të Zi, me fillim nga ora 14:00, në Sofje të Bullgarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat