Kombëtarja U18 e vajzave të Kosovës mbyll fazën e grupeve sot në kuadër të kualifikimeve zonale të CEV U18 – Kampionati Evropian 2026 në volejboll.
Në ndeshjen e tretë, vajzat tona përballen me Malin e Zi, në një përballje që përfaqëson një tjetër test të rëndësishëm për këtë gjeneratë dhe për punën e bërë gjatë gjithë procesit përgatitor.
Ndeshja luhet në Palestrën sportive në Sofje të Bullgarisë..
Ndeshja fillon në orën 14.00.
Kosova deri me tash ka pësuar dy humbje, 3:0 nga Bullgaria U-18 njësoj edhe nga Greqia U-18.