Fituesja e Kupës së Kosovës, Ferizaj, është përforcuar me volejbollisten amerikane Avery Page.
Ferizajaset si pikësynim e kanë që në të gjitha repartet të janë të forta dhe të shtojnë konkurrencën brenda ekipit,
“Klubi i Volejbollit Ferizaj – femrat ka kënaqësinë të njoftojë se Avery Page, lojtare amerikane me përvojë të nivelit të lartë universitar, i është bashkuar zyrtarisht ekipit tonë.
Avery Page vjen nga Utah Valley University (SHBA), ku ka qenë një nga lojtaret kryesore të ekipit në Ëestern Athletic Conference (ËAC). Ajo luan në pozicionin Outside Hitter dhe shquhet për fuqinë në sulm, stabilitetin në pritje dhe mentalitetin fitues.
Me gjatësi rreth 185 cm dhe disa vlerësime individuale gjatë karrierës së saj universitare, Avery pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë në sezonin e ardhshëm.
Jemi të bindur se përvoja dhe cilësia e saj do të kontribuojnë ndjeshëm në objektivat e klubit dhe do të sjellin energji të re në ekipin tonë”, njofton KFV Ferizaj.