Fatjona Berisha: Ja pse e zgjodha Pejën

Volejboll

Fatjona Berisha: Ja pse e zgjodha Pejën

Nga: K.Goca Më: 18 janar 2026 Në ora: 16:45
Volejbollistja Fatjona Berisha

Volejbollistja Fatjona Berisha është shprehur e kënaqur me vendimin për t’iu bashkuar skuadrës së Pejës për pjesën e dytë të kampionatit. 

Ajo luan në pozitën e qendrës dhe premton maksimumin për klubin e ri.

Berisha, e cila është edhe arsimtare e edukatës fizike në komunën e Klinës, ka bërë të ditur se projekti dhe ambiciet e klubit kanë qenë faktorët kryesorë që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Image

“Vendimin për t’u bashkuar me këtë klub e kam marrë pas një analize të kujdesshme të projektit dhe ambicieve të tij.

Ky vendim erdhi si rezultat i besimit dhe vizionit që klubi ka për të ardhmen.

Si lojtare në pozitën e qendrës, do të mundohem të jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe ndeshje për suksesin e ekipit”, është shprehur Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat