Tirana fuqi për Pejën

Volejboll

Tirana fuqi për Pejën

Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:15
Klubi i volejbollit Tirana

Klubi i volejbollit Tirana ka regjistruar fitoren e tretë në fazën e grupeve, duke mposhtur Pejën me rezultat 3:1 (17:25, 25:18, 25:20, 25:23) në kuadër të xhiros së katërt të Grupit B të Ligës Gjergj Kastrioti.

Peja e nisi më mirë ndeshjen dhe fitoi setin e parë. 

Tirana reagoi shpejt, duke marrë kontrollin e lojës dhe fituar tre setet pasuese me ritëm më të lartë dhe organizim më të mirë në fushë.

Me këtë sukses, Tirana vazhdon garën me formë të mirë në Grupin B, ndërsa për Pejën kjo ishte humbja e tretë në po aq paraqitje në fazën e grupeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat