Fer Volley vazhdon me rekord

Volejboll

Fer Volley vazhdon me rekord

Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:21
Volejbollistet e Fer Volleyt

Volejbollistet e Fer Volleyt nga Ferizaj ka vazhduar serinë perfekte të fitoreve në Grupin B, duke triumfuar bindshëm 0:3 (20:25, 20:25, 20:25) ndaj Skënderbeut të Korçës dhe duke ruajtur rekord të pastër pas katër xhirove.

Skuadra nga Ferizaj e kontrolloi ndeshjen në të tre setet, duke imponuar ritëm të lartë dhe stabilitet në lojë, çka u reflektua edhe në rezultatet identike 25-20 në secilin set.

Me këtë fitore, Fer Volley arrin kuotën maksimale prej 16 pikësh, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër të garës.

Në anën tjetër, Skënderbeu mbetet me 4 pikë dhe vetëm një fitore pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Ligën Gjergj Kastrioti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat