Klubi i volejbollit Tirana ka konfirmuar formën e shkëlqyer në Grupin A, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3:1 ((25:10, 25:12, 18:25, 26:24) dhe duke e përforcuar pozitën e parë në tabelë në Ligën Gjergj Kastrioti.
Kryeqytetaset e nisën ndeshjen furishëm, duke dominuar dy setet e para me lojë të sigurt dhe ritëm të lartë, të cilat i fituan bindshëm 25-10 dhe 25-12.
Fushë Kosova reagoi në setin e tretë, duke shfrytëzuar momentin e saj më të mirë për ta ngushtuar rezultatin.
Seti i katërt solli luftë të fortë pikë më pikë, por Tirana u tregua më e qetë në fund dhe e mbylli 26-24, për të siguruar fitoren e radhës dhe tri pikë të rëndësishme në garë.