Kosova pjesë e asamblesë së 27-të të BVA-së

Volejboll

Kosova pjesë e asamblesë së 27-të të BVA-së

Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:27
Pamje

Federata e Volejbollit e Kosovës po merr pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit (BVA), e cila po mbahet më 24 dhe 25 janar 2026 në Sarajevë (Bosnje dhe Hercegovinë), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 10 shtete të Ballkanit.

Kosova po përfaqësohet nga: Bahri Gjinovci, President i FVK-së,  Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm, Valon Xhafaj, nënkryetar.

Gjatë punimeve të asamblesë po diskutohen tema të shumta me rëndësi për zhvillimin e volejbollit në rajonin e Ballkanit, si dhe po përcaktohen vendet nikoqire të 10 garave ballkanike në volejboll për vitin 2026.

Në punimet e kësaj asambleje është i pranishëm edhe Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), z. Roko Sikiriq.

Kosova ka aplikuar dhe është aprovuar për organizimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të mbahet nga 21–25 korrik 2026.

Po ashtu, Kosova do të marrë pjesë me përfaqësuese në Kampionatet Ballkanike U17M dhe U18M, si dhe në garat e beach volley për kategoritë U18, U20, U22 dhe seniorë.

Datat e sakta dhe shtetet pjesëmarrëse për këto gara do të publikohen gjatë muajit shkurt.

Në punimet e kësaj asambleje, u vendos që kryetar i ardhshëm i BVA të jetë Georgios Karampetsos (Greqi), kurse vitin e ardhshëm Asambleja e 28-të e BVA do të mbahet në Greqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat