Ferizaj ndjek liderin

Volejboll

Ferizaj ndjek liderin

Më: 25 janar 2026 Në ora: 16:35
Ferizaj

Ferizaj ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll, duke mposhtur Skënderbeun nga Korça me rezultat 3:1 (25:18, 22:25, 25:21, 25:21) dhe duke bërë një hap të madh drejt ndjekjes së liderit të grupit.

Pas një seti të parë të fituar bindshëm, Skënderbeu reagoi dhe barazoi rezultatin.

Megjithatë, ferizajaset u rikthyen fuqishëm në dy setet e fundit, ku me lojë më të qëndrueshme dhe efikase siguruan tri pikë të plota.

Me këtë fitore, Ferizaj forcon pozitat në Grupin B dhe vazhdon garën për kreun, ku lider mbetet rivali nga i njëjti qytet, Fer Volley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat